Lionel Mesi nuk ishte pjesë e kandidatëve për lojtarin më të mirë të vitit nga FIFA pas plot 12 vitesh. Lista pa yllin argjentinas shkaktoi shumë polemika dhe shumë gazetarë, futbollistë dhe figura të sportit ngritën zërit ndaj këtij vendimi të çuditshëm.
Lojtari më i fundit që ka dalë kundër vendimit të FIFA-s është mbrojtësi brazilian Filipe Luis, i cili e cilësoi çmimin që jepet nga FIFA si të pavlerë.
“Nuk mund ta kuptoj atë çmim. Për mendimin tim Mesi është lojtari më i mirë në planet, të paktën në këto tri vitet e fundit, dhe ai nuk e ka fituar këtë çmim në këto tri vite. Salah dhe Ronaldo e meritojnë të jenë në treshen finale, por të bësh atë që Mesi bën çdo ndeshje është e paimagjinueshme. S’kam as më të voglin dyshim se ai është më i miri në botë”, the Filipie Luis në konferencën për shtyp