Fili: Isha i uritur për të shënuar, nuk ishte një hakmarrje

Realdo Fili shënoi golin e barazimit për Luftëtarin dhe e bëri ndaj ish-ekipit të tij.  “Në fakt shpresoja te fitorja dhe do luanim mirë si ekip dhe unë personalisht. Isha i uritur për të shënuar dhe më vjen mirë që ia dola”, u shpreh fillimisht në emisionin “Gol pas goli” në Supersport.

“Pozicioni? Në fakt për herë të parë luajta si sulmues te Partizani. E bëj si rol. Luaj kudo që do trajneri.  I njoh mbrojtësit e tyre dhe ramë dakord që të luaj. Më vjen mirë që zbatova detyrat”, shtoi Fili.

Në lidhje me shanset e kualifikimit, ai tha: “Rezultati na shkon për shtat. Shënuam dy gola. Nuk luajmë për t’u mbrojtur. Do bëjmë lojën tonë dhe do kërkojmë maksimumin për të kaluar në turin e radhës. Objektivi është të shkojmë në finale, pasi është rrugë e shkurtër për Europën. Mund të marrim maksimumin në të dyja kompeticionet me grupin që kemi”.

“Gega tha se keni shanse të barabarta? Për fjalët e gegës, normalisht një rezultat 1-2 na shkon ne për shtat. Ata kanë shanset e tyre, por jam dakord që ta nisim me 50/50”, u shpreh sulmuesi i Luftëtarit, që nuk e cilëson një hakmarrje golin e shënuar ndaj Partizanit.

“Hakmarrje? Nuk është hakmarrje, madje këto paraqitje dua t;i bëj ndaj të gjitha ekipeve. Kam kaluar dy ditë të mira dhe e respektoj. Jam iu lumtur që shënova. Koha më ka kaluar, kam pritshmëri të mëdha për veten. Dua të tregoj më të mirën te Luftëtari për momentin. Po punojnë njerëzit me mua. Shpresoj të vazhdoj kështu dhe ekipi të shkojë mirë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *