“FIFA ishte organizatë kriminale, tani federatat marrin 1.25 miliardë €!”

Xhani Infantino u rizgjodh president i FIFA-s, teksa në kongresin e zhvilluar në Paris, ai ishte kandidati i vetëm në garë. 49-vjeçari qëndron prej tri vitesh në krye të FIFA-s, teksa tashmë ka fituar të drejtën e një mandati 4-vjeçar.

Pas rizgjedhjes, Infantino mbajti një fjalim, teksa shpërtheu duke deklaruar se FIFA ka qenë një organizatë kriminale dhe se tashmë është kthyer në vendin ku duhet të ishte.

“Askush nuk flet më për një krizë në FIFA. Askush nuk flet për skandale apo për korrupsion, tani flitet vetëm për futboll. Mund të themi që e kemi kthyer krejtësisht situatën. Kjo organizatë, ka kaluar nga një organizatë kriminale në atë çfarë duhet të jetë, një organizatë që rrit futbollin dhe është sinonim i transparencës dhe integritetit. Edhe gjendja financiare është përmirësuar dhe deri në vitin 2022 do të shpërndajmë 1.25 miliard euro për federatat.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online