Breshia vazhdon formën e mirë, duke regjistruar rezultatin e nëntë rresht pozitiv në Serie B. Ekipi i Emanuele Ndojt fitoi përballë Veronës me rezultatin 4-2, duke u ngjitur në vendin e gjashtë me 18 pikë, katër më pak se kryesuesit e Peskarës. Ndoj zhvilloi një takim pozitiv, duke ndihmuar ekipin e tij të marrë fitoren. Mesfushori i kombëtares u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 33, ndërsa në minutën e 70, ai u largua nga fusha, duke u zëvendësuar me Dal’Oljon.
Breshia-Verona 4-2
(Donaruma 38’, 56’, Tonali 43’, Torregrosa 69’ / Karaçolo 51’, Pacini 80’)
Xhakomo Vrioni ishte pjesë e formacionit të Venecias në ndeshjen në transfertë përballë Çitadelës. Ai arriti të fitonte një penallti në minutën e 11, e shndërruar në gol nga Bentivoljo. Miqtë arritën të gjenin dhe golin e dytë, por Çitadela nuk u dorëzuar, duke arritur të kthejë rezultatin dhe marrë fitoren. Vrioni u zëvendësua në minutën e 74, ndërsa Venecia renditet në vendin e 13 me 12 pikë.
Çitadela-Venecia 3-2
(Finoto 16’, 72’, 83’ / Bentivolio (pen) 11’, Drudi (aut) 18’)
Fundjavë negative dhe për t’u harruar për Enis Gavazajn. Anësori ofensiv i Jeniseit në elitën e futbollit rus qëndroi në stol gjatë humbjes së ekipit të tij kundër Krasnodarit në transfertë me rezultatin 3-0. Jenisei vazhdon të renditet në vendin e fundit me gjashtë pikë, ndërsa diferenca me mbijetesën është dhjetë pikë.
Krasnodar-Jenisei 3-0
(Gazinski 60′, Klaeson 70′, Kabore 85′)