VIDEO | Poker i Romës, Kievo ngjitet në kuotën e… zero pikëve!

Pas fitores kundër CSKA-së së Moskës në Rusi, Roma është rikthyer të fitojë dhe në kampionat. Verdhekuqtë mposhtën pastër 4-1 Sampdorian me golat e Zhezus, Shik dhe El Sharaui (dygolësh), ndërsa Defrel shënoi për xhenovezët.. Goli i avantazhit erdhi në minutën e 19, ku mbrojtësi brazilian kërceu bukur me kokë pas një goditje këndi, duke mposhtur portierin Audero.

Pjesa e parë nuk dhuroi më gola, ndërsa Patrik Shik u rikthye te goli në minutën e 59. Çeku shfrytëzoi një pasim të Kolarov, dukë i shënuar ish-ekipit të tij dhe dyfishuar shifrat. Më pas ishte radha e Stefan El Sharauit për të shënuar. Sulmuesi shënoi një gol të bukur pas insistimit të gjatë, duke vulosur fitoren dhe ngjitur Romën në vendin e gjashtë me 19 pikë. Në fund pati pak festë për Sampdorian, që gjeti golin e nderit me anë të Defrel dhe El Sharauin, i cili vulosi pokerin e Romës dhe shënoi golin e dytë personal.

Barazim dhe gola në sfidën mes Kievos dhe Bolonjës. Ndeshja përfundoi në barazim 2-2, pikë që e lejon Kievon të ngjitet në kuotën e… zero pikëve. Veronezët e vegjël ndodhën në krizë dhe nuk kanë arritur asnjë fitore në kampionat. Sot ishin pranë, arritën të rikthejnë rezultatin, por goli i Orsolinit i dha një pikë Bolonjës. Barazimi i tretë në kampionat për Kievon, që e nisi kampionatin me -3 pikë, ndërsa ekipi i Venturës renditet i fundit me asnjë pikë.

Trepikësh i artë për Empolin, që fitoi përballë Udinezes me rezultatin 2-1. Slloveni Zajç dhe Kaputo ishin autorët e golave për vendasit, ndërsa Puseto shkurtoi rezultatin dhjetë minuta përpara fundit të ndeshjes. Frederik Veseli e pa ndeshjen nga stoli, ndërsa Empoli ngjitet në kuotën e nëntë pikëve, duke barazuar Udinezen.

Roma-Sampdoria 4-1
(Huan Zhezus 19’, Shik 59’, El Sharaui 72’, 93′ / Defrel 89′)

Kievo-Bolonja 2-2
(Mexhorini (pen) 20’, Obi 45’ / Santander 5’, Orsolini 56’)

Empoli-Udineze 2-1
(Zajç 41, Kaputo 51’ / Puseto 81’)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online