Festojnë Shkëndija e Shkupi, Vardari shumë i fortë për Renovën

Shkëndija është rikthyer te fitorja pas barazimit kundër Vardarit. Kuqezinjtë nga Tetova mposhtën 4-2 në shtëpi ekipin e Makedonija GP. Djemtë e Osmanit zgjidhën gjithçka në pjesën e parë, duke shënuar tre gola me anë të Marjan Radeskit (dygolësh) dhe Omar Imerit.

Visar Musliu shënoi golin e katërt për ekipin kryesues, ndërsa miqtë shkurtuan diferencën e humbjes me dy golat e shënuar. Kjo fitore e ngjit Shkëndijën në kuotën e 66 pikëve. Diferenca me Vardarin ndjekës është 12 pikë dhe deri në fund të kampionatit kanë mbetur 7 ndeshje.

Renova nuk ia doli të frenonte Vardarin në transfertë. Dy golat e Najdovskit dhe Zhuninjos i dhuruan fitoren vendasve, që vazhdojnë ndjekjen e Shkëndijës. Fitore të rëndësishme arriti edhe Shkupi.

Ekipi nga kryeqyteti mposhti Pobedën e vendit të fundit në transfertë me rezultatin 0-3. Të tre golat u shënuan në pjesën e dytë dhe mbajnë firmat e Serzhinjos dhe Angelov (dygolësh).

MAQEDONI E VERIUT LIGA 1 – Java 29

E diel, më 20 prill 2019, ora 16:00     

Akademija Pandev-Belasica 0-2

Pobeda-Shkupi 0-3
Shënues: Serzhinjo 50’, Angelov 73’, 83’

Shkëndija-Makedonija GP 4-2
Shënues: Radeski 8’, 31’, Omeri 40’, Musliu 87’ / Tanturovksi 59’, Karvaljo 90’

Sileks-Rabotnicki 1-0

Vardar-Renova 2-0
Shënues: Najdovksi 45’, Zhuninjo 50’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online