Festojnë Ramadani e Mucolli, Balliu pranë rikthimit në elitë

Metzi doli i pamposhtur nga transferta kundër Lensit. vazhdon të kryesojë divizionin e dytë të kampionatin francez dhe është pranë rikthimit në elitë. Ivan Balliu e nisi ndeshjen si titullar dhe luajti gjatë gjithë takimit. Barazimi e ngjit Metzin në kuotën e 50 pikëve dhe diferenca me Lorientin e vendit të tretë është shtatë pikë.

Trepikësh i rëndësishëm për Veljen, që fitoi në shtëpi përballë Sonderyskjes me rezultatin 2-0. Ylber Ramadani dhe Arbnor Mucolli e nisën ndeshjen si titullarë, ndërsa mesfushori 19-vjeçar u zëvendësua në minutën e 69-të.

Fitore arriti dhe Karabaku i Ansi Agollit, i cili nuk ishte pjesë e formacionit të ekipit. Kampionët e Azerbajxhanit mposhtën ekipin e Symkait me rezultatin 0-2, duke barazuar me pikë kryesuesit e Nefçi Bakusë, të cilët kanë një ndeshje më shumë për të zhvilluar.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online