Festë shkodrane, të rinjtë e Vllaznisë fitojnë titullin

Ditë fantastike për futbollin shkodran, sepse skuadra U-19 është shpallur kampione e Shqipërisë.

Në finalen e luajtur në Elbasan Vllaznia u përball me Partizanin, ashtu si para dy javësh në finalen e grupit të vet.

Ndeshje e re, histori e njëjtë: triumf shkodran, pas 11-metërshave.

Koha e rregullt u mbyll 1-1: Partizani shënoi në minutën e 27-të me Demirin, por në të 63-tën Lekaj ktheu baraspeshën.

Asnjë gol pas barazimit shkodran, ndaj u deshën penalltitë, aty ku Vllaznia triumfoi 3-1, duke gabuar vetëm një herë, kundrejt 3 penalltive të humbura nga të kuqtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *