Takaj dhe sezoni ku nuk ka kuptuar asgjë

Ardjan Takaj për herë të parë ka dështuar, që kur ka marrë drejtimin e Skënderbeut. Në fakt, dikush me të drejtë do të thotë: “Avash, se vendi i tretë nuk është turp, edhe një finale mund të humbet”. E drejtë, por po flasim për Skënderbeun, jo atë para vitit 2011, por atë që ka dominuar me hir e me pahir Kategorinë Superiore këtë dekadë.

Krejt papritur, Ardjan Takajt i është thyer lapsi, llogaritë nuk po i dalin më.

Pas ndeshjes së humbur në mënyrë të tmerrshme, me një arbitër për film horror, në Kukës, Takaj nuk doli hapur kundër Federatës siç bën Partizani, por nuk e fshehu zhgënjimin dhe tha një deklaratë kuptimplotë: “Nuk po kuptoj më asgjë, nuk e marr vesh çfarë po bëhet kështu”.

Për herë të parë Skënderbeu pati “erën” kundër, ndërsa tashmë Takaj duket sikur ka humbur edhe kontrollin e skuadrës. Pas disfatës në finalen e Kupës së Shqipërisë, kundër Tiranës më të dobët në histori, që u bë e para skuadër që bie nga kategoria dhe fiton kupën, Takaj tepër i zhgënjyer deklaroi në mikrofonin e Top-Channel: “Nuk e kuptoj çfarë ishte kjo skuadër, ky ishte Skënderbeu më i dobët i viteve të fundit, nuk m’u duk fare si Skënderbeu im. Nuk di çfarë të them, ishte si një ndeshje miqësore për ta”.

Që Skënderbeu ka probleme, këtë edhe vetë tifozët e evidentonin gjatë gjithë sezonit, duke kritikuar lojën e dobët e sulmin “e mekur”, por tani diçka tjetër nuk shkon dhe nëse nuk e kupton as Takaj, qenka serioze.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online