Dejvid Bekam është padiskutim sportisti më i njohur anglez. Ish-mesfushori i Mançester Junajtid, Real Madridit, Milanit, PSG-së dhe LA Galaksi ka qenë i suksesshëm kudo ku ka luajtur, ndërsa tani zotëron dy klube futbolli.
Pasi krijoi klubin e Inter Majami në Amerikë, Bekam bleu disa aksione të Salford Siti, skuadër që do e drejtojë së bashku me disa ish-shokë skuadre, si vëllezërit Nevill dhe Pol Skoulls. Sot, Bekam ka lënë Amerikën e largët për tu rikthyer në vendlindje dhe për të parë një ndeshje të Salford Sitit.
Të gjithë tifozët që tejmbushën stadiumin prej 5 mije vendesh, vrapuan drejt Bekamit në momentin që ky i fundit mbërriti. Ylli anglez nuk ngurroi të bëjë foto me të gjithë dhe t’iu japë autografe, duke lumturuar jo pak tifozë.