VIDEO | Fitorja e tretë radhazi, Baloteli rilind veten dhe Marsejën

0

Olimpiku i Marsejës duket se e ka lënë pas krizën dhe është rikthyer te sukseset. Ditën e sotme, marsejezët kanë koleksionuar fitoren e tretë radhazi, teksa kanë fituar pastër 2-0 ndaj Amiensit.

Golat u shënuan që në pjesën e parë, ku brenda gjashtë minutave Marseja zgjidhi gjithçka. Fillimisht, ishte Florian Thauvin, i cili shënoi në minutën e 19-të. Në të 25-tën, ishte Mario Baloteli, i cili dyfishoi shifrat, me italianin që duket i rikthyer pas largimit nga Nica.

Në pjesën e dytë ekipi i Rudi Garsias administroi mjaft mirë avantazhin e dyfishtë, duke mbyllur gjithçka në 2-0. Një fitore, që e ngjit Marsejën në vendin e katërt, ku tashmë Lioni i vendit të tretë që të çon në Champions, është vetëm gjashtë pikë.

Ligue 1
Marsejë – Amiens 2-0
Shënues: Thauvin 19’, Baloteli 25’

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.