Ferrero, kundër kinezëve: Jam fans i Berluskonit dhe Moratit!

Masimo Ferrero, presidenti i Sampdorias është gjithmonë i njëjti. Ai nuk është aspak politikisht korrekt dhe ia lejon vetes të thotë atë që dëshiron. Kështu, përpara ndeshjes që Milani do të luajë me Sampdorian e tij, numri 1 i dorianëve, Ferrero, ka bërë analizën për kuqezinjtë.  “A i njoh kinezët? Kush janë këta? Për mua nuk ekzistojnë, mund të qëndronin edhe në shtëpinë e tyre, në Kinë. Futbolli ynë duhet të qëndronte në duart e presidentëve italianë. Nëse kinezët do të vinin te Sampdoria, apo në Xhenova me shumë para, nuk do t’ua shisja kurrë klubin. Kur e bëjmë këtë, lëmë të na ikë një pjesë e historisë sonë”, ka thënë Ferrero. “Unë jam një fans i Silvio Berluskonit, sipas meje ai që nesër do ta merrte Milanin nëse do të kishte mundësi. Moratin e dua, madje më skualifikuan edhe për katër muaj se quajta filipin Tohirin. Por mua s’më intereson, unë them atë që mendoj”. Ndërsa për Milanin si skuadër ai ka thënë: “Është skuadër e fortë dhe ka një trajner të madh. Montela është një djalë flori dhe një trajner i mirë. Shpresoj që ndaj nesh të mos fitojë”, ka thënë Ferrero.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online