Feronikeli me sytë nga Mali i Zi, kundërshtari i radhës vendoset sot

Feronikeli pësoi një eliminim dramatik mbrëmjen e djeshme në Prishtinë, teksa u mundën 1 – 0 nga skuadra uellsiane TNS. Gjithsesi aventura e skuadrës nga Drenasi në Europë nuk ka përfunduar, pasi tani rrugëtimi i tyre vazhdon në raundin e dytë kualifikues të Europa League.

Për të mësuar kundërshtarin e radhës, Feronikelit i duhet të presë përfundimin e ndeshjes së sotme midis Sutjeskës së Nikshiçit dhe Sllovan Bratislavës. Skuadra e eliminuar nga kjo përballje do të jetë kundërshtarja e kampionëve të Kosovës në raundin e dytë të Europa Leauge. Me shumë mundësi trajneri Zekerija Ramadani do të jetë në tribunën e stadiumit të Sutjeskës për ta parë këtë takim që zhvillohet ditën e sotme në orën 20:15.

Në takimin e parë të zhvilluar në Sllovaki, Sutjeska befasoi kampionët e Sllovakisë duke marrë një barazim 1 – 1. Megjithatë, skuadra nga Bratislava cilësohet si favoritja për të kaluar më tej dhe pritet që ta ndreqë në transfertë gabimin e bërë në Sllovaki.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online