Fergusonit i ndalohet të shkojë në stadium, skuadra po e streson shumë

Sër Aleks Ferugso është një prej trajnerëve që ka bërë historinë në futbollin anglez me skuadrën e Mançester Junajtid. Ish-tekniku i “djajve të kuq” ka qëndruar për një periudhë relativisht të gjatë në krye të skuadrës angleze, por edhe tani që është larguar zemra nuk i ndahet nga ekipi ku ka kaluar një pjesë të madhe të jetës.

Gjithsesi, Ferguson e ka të ndaluar që të shkojë në stadium, të paktën në ndeshjen e radhës, kjo me “urdhër” të mjekut. Siç dihet, ish-timonieri i 18-herë kampionëve të Anglisë ka pasur probleme shëndetësore dhe bluzat e bardha e kanë këshilluar që të mos jetë më prezent në stadium, për shkak se atje po stresohet shumë dhe kjo ndikon në gjendjen e tij shëndetësore.

Mbetet për t’u parë nëse Aleks do ta respektojë këtë vendim që kanë marrë mjekët, apo do të sfidojë gjithçka, vetëm e vetëm për të qenë pranë skuadrës së tij të zemrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *