“Erë e re” tek Interi, sot prezantohet Bepe Marota

Pjesëmarrja në Champions ka rritur shumë prestigjin e Interit në arenën ndërkombëtare. Tanimë lojtarët dhe drejtuesit që kërkohen janë gjithmonë “tek më të mirët”. Transferimet e merkatos së kaluar si: Naingolan dhe Martinez, tregojnë më së miri se tek Interi duan të rikthejnë kohërat e lavdishme.

Sot pasdite në klubin zikaltër do të prezantohet Bepe Marota, si administratori i deleguar i Interit për pjesën sportive ndërsa Alesandro Antonelo mbetet për pjesën financiare. Dje, Stevan Zhang në një mbledhje të gjatë në kampin zikaltër, sqaroi pozitat e Marotas. Ajo që nuk është kapërdirë akoma nga Zhang është eliminimi i parakohshëm nga Champions.

Një ndër lojtarët që kërkon Marota është Sergej Milinkoviç-Saviç  i Lacios dhe për sa i përket të rinjve, synohet Sandro Toneli i Breshias. Merkato po vjen dhe  Marotan e pret një punë e vështirë. Ajo që është kuptuar nga deklaratat e presidencës zikaltër është se objektivat janë të qarta : të jenë mes katër më të mirave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online