Ekipi i preferuar, përgjigja e Rio Ferdinand “tërbon” tifozët e Junajtid

Rio Ferdinand është një ndër legjendat e Mançester Junajtid. Ish-mbrojtësi i ka ndarë prej kohësh rrugët me futbollin e luajtur, teksa tashmë është aktiv si analist. Së fundmi, 40-vjeçari ka bërë një koment mbi Championsin dhe favoritët për ta fituar trofeun “veshgjatë”.

Sipas Ferdinand, shumica ekipeve kërkojnë t’i evitojnë përballjet me skuadrat angleze në Champions dhe se nuk preferon PSG-në apo Barçën. Ekipi i parapëlqyer për të, duket se është Mançester Siti, pasi dhe përgjigja e tij flet qartë.

“Për fitimin e Championsit shumica po sheh si favorite Barcelonën. Unë di të them këtë. Janë të pakta ekipet që kanë dëshirë të përballen me ekipet angleze. Ne luajmë shpejt dhe bëjmë një futboll dinamik. Nuk do të doja të përballesha me Sitin ose Liverpulin. Mançester Siti është ekipi im i preferuar.”

Përgjigja e anglezit me siguri do të shkaktojë irritim te tifozët e Mançester Junajtid, ku mjafton të kujtojmë faktin që Ferdinand ka qenë pjesë e “djajve të kuq” për plot 12 vite, teksa ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online