Fenomeni “Salford City”, klubi i ish-lojtarëve të Junajtid arrin suksesin historik

Salford Siti është skuadra më e suksesshme në Angli në 5-vjeçarin e fundit. Sigurisht që shumica prej nuk mund të kenë dëgjuar për këtë ekip, por pronarët e tyre i njihni mjaft mirë. Bëhet fjalë për një grup ish-lojtarësh të Mançester Junajtid, si vëllezërit Geri dhe Fil Nevill, Nik Bat, Pol Skolls dhe Rajan Gigs.

Ditën e sotme ekipi nga qyteza në rrethinat e Mançesterit fitoi me rezultatin 3 – 0 ndeshjen “Play-Off” të divizionit të pestë për nga rëndësia në Angli, “Conference National”.

Fitorja e sotme i mundëson klubit nga veriu i Anglisë pjesëmarrjen e parë në histori në “League 2”, që është divizioni i më i ulët i gjithi profesionist në Angli, tri nivele poshtë Premier League.

Pesë vite më parë Salford Siti ishte një ekip amator, por me investimet e kryera nga ish-lojtarët e “Djajve të Kuq”, klubi arriti të ngjishte katër kategori në vetëm pesë sezoni. Objektivi i drejtuesve është që në harkun e pesë viteve skuadra të arrijë në “Championship”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *