Omuri: Tirana nuk pret lëmoshë, fiton vetë! Ju tregoj kush shënon!

Bedri Omuri është një nga ata që e ka provuar derbin në fushën e blertë. Tani Tiranën e tij dhe Partizanin i sheh nga jashtë. Në një prononcim për SportEkspres.com ai kujton si ishte derbi kur luante vetë dhe si përjetohet tani. “Krahasuar me periudhën kur luaja me Tiranën, janë dy periudha të ndryshme. Derbi është gjithmonë tërheqës, i bukur dhe i paparashikueshëm. Aktualisht raportet mes Partizanit e Tiranës janë të kundërta, por në fushë pritet të jetë një derbi pa diferenca”, shprehet fillimisht Omuri.

Më tej ai flet edhe për diferencat në renditje që kanë skuadrat: “Për mendimin tim, renditja aktuale që kanë dy skuadrat nuk do të ketë ndikim te kjo ndeshje. Në çdo derbi skuadrat hyjnë si të barabarta dhe në këtë rast të dyja vijnë me kualitete, ndryshim bën vetëm renditja. Moment që të kuqtë të hakmerren? Nëse e shohim në aspektin sportiv, në çdo ndeshje derbi duket sikur skuadrat hakmerren mes tyre. Gjithsesi në fushë nuk ndodh kështu. Partizani ka 4 apo 5 sezone që i fiton ndeshjet derbi, por unë e di që Tirana nuk pret lëmoshë. Me garë korrekte e fiton këtë sfidë.

Nesër në stadium mungojnë Fanatics dhe Omuri këtë e komenton kështu: “E di që ka një bojkot nga tifozët e Tiranës, por di edhe faktin se aty do të jenë shumë fansa bardheblu. Nuk do jetë një braktisje e plotë. Nga ana tjetër dihet që Partizani do ketë shumicën e tifozerisë në këtë ndeshje”. Në lidhje me rezultatet e këtij sezoni mes Partizanit dhe Tiranës, ish-lojtari i bardhebluve deklaron se nuk do të kenë ndikim.

“Statistikat për lojtarët që luajnë në fushën e lojës janë në plan të dytë. Ato shërbejnë për historinë, sepse realiteti ka shumë ndryshime për të dyja skuadrat. Futbolli prandaj është i bukur e tërheqës, pasi brenda tij ka edhe surprizën”, shprehet Omuri, i cili më tej edhe bën një parashikim për ndeshjen. Ai dëshiron shumë që Tirana të fitojë, por edhe një barazim e kënaq.

“Tirana ka një futbollist shumë të mirë, Majkëll Ngo. Kam shumë besim se ky do të jetë protagonist e pika kryesore për sulmin e Tiranës. Padyshim që do të shënojë. Dëshiroj që kjo ndeshje të fitohet nga Tirana. Por edhe një barazim nuk do ishte keq. Nuk e mendoj fitoren e Partizanit, pasi nuk ka shumë motiv. Kjo për shkak se janë në krye të renditjes dhe nuk kanë rival për titullin”, përfundon Omuri.

AGRON KAJA

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online