Fenerbahçe pranë katastrofës, presidenti jep lajmin e frikshëm…

Presidenti i sapo zgjedhur i Fenerbahçes, Ali Koç, bëri të ditur se ekipi i futbollit ka akumuluar gjatë dy dekadave të fundit një borxh që kam shumën e 621 milionë eurove. Situata bëhet akoma dhe më e rëndë pasi të paktën 60% e këtij borxhi :astronomik” duhet të shlyhet brenda 12 muajve.

Fatmirësisht ka dritë në fund të tunelit. Me shumë gjasa presidenti i ri do të gjejë zgjidhje për të shmangur katastrofën. Ali Koç është pjestar i një prej familjeve më të pushtetshme në Turqi dhe me pak sforco dhe ndërhyje politike, bankat që Fenerbahçe u detyrohet do të bëjnë disa tolerime.

Te Fenerbahçe ka marrë fund një herë e mirë politika e transferimeve të yjeve në prag të pensionit me rroga marramendëse. Tani e tutje do t’i besohet talenteve. Gjatë javëve të fundit skuadrës nga Stambolli i janë bashkuar tri talente nën 21 vjeç, ardhja e të cilëve simbolizon fundin e një marrëzie që vazhdonte prej shumë dekadash. Klubet e tjera në Turqi duhet të ndjekin shembullin e Fenerbahçes para se të jetë tepër vonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online