Felipe Luis i pakënaqur, Simeone “driblon”: Mendoj për Valencian

0

Atletiko e Madridit e nis kampionatin spanjoll në transfertë përballë Valencias. Në konferencën për shtyp para sfidës së nesërme, Diego Simeone flet për Felipe Luis. Mbrojtësi brazilian është i pakënaqur, sepse kërkon të jetë një titullar. Francezi Hernandez i ka zënë vendin dhe braziliani kërkon largimin drejt PSG.

“Ajo që mund t’iu them për Luis dihet. Ai është një lojtar që e duam shumë, është shumë i rëndësishëm për ne, për skuadrën dhe për grupin, por unë jam i përqendruar tek ndeshja e nesërme.

Dëshiroj gjithmonë më të mirën për lojtarët që kanë dhënë shumë për ne. Do ta lë të largohet? Për momentin po mendojmë të gjithë për ndeshjen me Valencian. Grupi vjen përpara individit”, përfundon trajneri argjentinas i Atletikos.

 

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.