Fejzullahi hedh “bombën”: Te Partizani nuk funksionoi asgjë, nuk jam paguar!

Nuk kanë dalë aspak të kënaqur futbollistët e larguar nga Partizani. Një prej tyre është dhe mbrojtësi i krahut të djathtë, Arbnor Fejzullahi. Preshevari nuk rinovoi me të kuqtë dhe nga dita e sotme është futbollist i lirë. Në një prononcim për “Sport Ekspres”, 24-vjeçari tregoi arsyet se pse u largua nga të kuqtë.

Nga sot, a mund të themi se je lojtar i lirë?
Po, jam lojtar i lirë. Nga sot nuk jam më pjesë e Partizanit, pasi nuk kam rinovuar. Nuk do të jem më pjesë e “demave”.
A të kanë krijuar ndonjë problem drejtuesit duke qenë se nuk rinovove?
Jo, nuk më kanë krijuar asnjë problem. U largova pa probleme, pasi i njoh dhe kalova 4 vite në atë klub. Kam kaluar vite të mira.
Pse nuk rinovove me Partizanin?
Nuk rinovova me “demat”, pasi mendova se ishte momenti i duhur për t’u larguar nga aty. Ky viti i fundit ishte shumë i ndryshëm.
Si ju, si Batha, si Ramadani, si Kotobelli nuk keni dalë të kënaqur dhe jeni thuajse në një linjë. Pse ishte i ndryshëm ky vit? Jeni i zhgënjyer?
Jemi zhgënjyer sidomos nga ky viti i fundit. E thashë dhe më lart. Nuk funksionoi asgjë. Kishte shumë probleme. E përsëris nuk funksionoi asgjë, menaxhimi ishte shumë i keq.
A jeni shlyer nga klubi?
Nuk jam shlyer ende nga Partizani.
Ku do ta vazhdoni karrierën tuaj?
Nuk e kam vendosur ende. Kam kontakte me disa klube, por ende nuk e di se ku do të shkoj. Do ta vendos shumë shpejt.
Një mesazh për tifozerinë e Partizanit…
Më vjen shumë keq për tifozët, pasi na kanë përkrahur gjithmonë, kanë sakrifikuar pafund dhe nuk kemi qenë aty ku duhet. Nuk u kemi dhuruar shumë. Ata nuk e meritojnë këtë situatë, meritojnë trofe. Shpresoj ta shijojnë sa më shpejt. I falenderoj dhe për përkrahjen ndaj meje.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online