Tirana bën goditjen e radhës, afron lojtarin e kombëtares së Ganës

Tirana ka nisur fushatën e transferimeve, pasi ka zyrtarizuar dhe lojtarin e 3-të që vishet bardheblu. Pas sulmuesit Dejan Blazhevski dhe mbrojtësit Eni Imami, tashmë është radha e mbrojtësit afrikan Vincent Atinga. Ky i fundit u zyrtarizua pasditen e sotme nga klubi i Tiranës.

Lojtari luan si qendërmbrojtës dhe ka një gjatësi prej 1.90 cm. Ai është 24 vjeç dhe është në xhiron e Kombëtares së Ganës. Futbollisti, i cili ka luajtur me sukses në kampionatin afrikan më herët, ka premisa të mira për të ardhmen, duke parë edhe moshën e re. Marrëveshja me Atingan u mbyll me sukses nga Drejtori Ekzekutiv, Hektor Çomo.

Në fakt, mbrojtësi ka qenë pjesë e kombëtares B të Ganës, por që prej janarit nuk ka ekip. Ai ishte pjesë e skuadrës së Harts of Oak në kampionatin ganez. Bardheblutë shpresojnë të kenë gjetur një “xhevahir” tjetër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online