Fejzullahi drejt Zvicrës, por varet nga Tramexani

Telenovela e re e merkatos prek një ndër futbollistët më të rëndësishëm të Partizanit, Arbnor Fejzullahin. Preshevari është folur në çdo merkato se mund të largohet nga të kuqtë dhe çdo herë ka dalë “blof”. Herë është ndalur nga klubi, herë janë kërkuar shifra shumë të larta për të, e me raste nuk ka pasur diçka konkrete. Gjithsesi, tashmë ka një tjetër mundësi që mund ta shtyjë drejt përfundimit të karrierës me të kuqtë edhe pse ka edhe një vit në kontratën e tij. Kjo lëvizje e mundshme lidhet me ish-zëvendëstrajnerin e Shqipërisë, Paulo Tramexani, marrëdhënia e “Fejzos” me të është mjaft e mirë. Madje, që në janar u pa mundësia për të kaluar te Lugano.

SKENARI –  Trajneri Paulo Tramexani ka dhënë dorëheqjen nga Lugano dhe mbi të kanë vërshuar oferta të tjera. Hamburgu e ka shfaqur interes, raportonte “Sport Ekspres” në numrin e para disa ditëve, po ashtu edhe Sioni nuk mbetet mbrapa. Në rast se trajneri italian zgjedh zviceranët atëherë edhe shanset e transferimit të Fejzullahit rriten. Burime të besueshme pranë palëve bëjnë me dije se ka pasur edhe kontakte mes tyre për një transferim të mundshëm. Në dukje një lëvizje e tillë duket mjaft e vështirë, por si asnjëherë më parë përralla për preshevarin mund të përfundojë me fund të lumtur.

FEJZULLAHI – Mbrojtësi i krahut të djathtë ka qenë futbollist kyç te të kuqtë. Ai ka edhe një vit kontratë me Partizanin që e mban të lidhur deri në vitin 2018. Gjithsesi në të ka edhe një klauzolë largimi dhe secili klub që kërkon shërbimet e tij duhet të paguajë për të. Drejtuesit e Partizanit nuk janë të gatshëm të humbasin shërbimet e tij me parametra zero, prandaj nuk do e lënë të largohet pa u paguar për kartonin e tij. Lojtari do të diskutojë për këtë mundësi pasi të kthehet nga pushimet e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online