Favorit në letër? Sfintul Gheorghe “kërcënon” Partizanin: E njeh mirë futbollin moldav, Dacia e mundi 5-0 dhe Sherif Tiraspoli

Nga Klaudio Ndreca

Partizani do të përballet kundër ekipit moldav të Sfintul Gheorghe në “Conference League”. Ekipi shqiptar është dukshëm favorit në këtë përballje për të kaluar në turin e dytë të kompeticionit. Megjithatë nga krahu tjetër nuk do të dorëzohen lehtë dhe e kanë ndezur përballjen në fjalë menjëherë pas shortit.

Për të prezantuar skuadrën kryeqytetase, Sfintul Gheorge shkruan se bëhet fjalë për një ekip me traditë në futbollin e Shqipërisë që ka 16 tituj në kampionat, 15 kupa dhe 2 Superkupa. Gjithashtu në fundin e prezantimit ka edhe një porosi për klubin shqiptar që të mos e marrë shumë lehtë ndeshjen.

“Përmendim këtu se futbolli moldav është i njohur për Partizanin. Në sezonin 2003-2004 të Intertoto Cup, shqiptarët luajtë kundër Dacia Chisinau duke humbur me rezultatin e përgjithshëm 0-5. Në sezonin 2019-2020 luajtën në Europë kundër Sherif Tiraspol për të humbur me rezultatin e përgjithshëm 1-2”, shkruhet në reagim për t’i treguar Partizanin statistikat që nuk flasin për ta. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online