“Ata investojnë në sport”! Trajneri i Siroki Brijeg flet pas shortit me Vllaznisë: Kundërshtar i bërë me porosi, janë të pakëndshëm

Nga Klaudio Ndreca

Vllaznia ka gjetur në shortin e saj në “Conference League” ekipin e Siroki Brijeg. Shkodranët ishin te vazo e jo favoritëve në këtë tur të parë për shkakun e renditjes së ulët në UEFA. E në këtë pikë Siroki kërkon që të përfitojë diçka duke iu imponuar ekipit shqiptar si favorit në letër, duke shpresuar se kjo panoramë do të shihet edhe në fushën e lojës.

Në këtë mënyrë e ka komentuar shortin edhe trajneri i Sirokit, Toni Karacic. Duke mbajtur vlerësimin e lartë për futbollin shqiptar, Karacic e ka cilësuar Vllazninë si rivalin e bërë me porosi pasi do të shohë më mirë edhe vlerën që zotëron skuadra që drejton.

“Kundërshtari është i pakëndshëm, por meqenëse ne jemi favorit në këtë raund, e pranojmë këtë rol favoriti të lehtë dhe kështu do të pozicionohemi në atë duel. Duhet ta shfrytëzojmë mirë kohën në përgatitje dhe të jemi gati. Por sigurisht nëse duam të bëjmë diçka në Europë duhet ta gjejmë rrugëdaljen. Mendoj se ky është kundërshtar i bërë si me porosi dhe që do të na përcaktojë forcën tonë.

Sigurisht, duke respektuar të gjithë cilësinë e rivalit tonë, duhet të shohim sesi do ta kapërcejmë këtë pengesë të parë dhe të justifikojmë rolin e favoritit, të paktën sipas renditjes së UEFA-s. Siroki Brijeg ka luajtur me Teutën dhe Partizanin më parë? Koha ka kaluar nga ato ndeshje. Shqipëria ka një kampionat të mirë, kanë bërë një stadium modern dhe ata investojnë në sport. Unë pres një ndeshje të mirë për ne dhe ne do të shohim sesi do të përfundojë”, tha Karacic. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online