“Far West” në Brazil, Santos eliminohet mes dhunës

0

Santos është eliminuar në 1/8-at e finaleve të Kupës Libertadores, pas barazimit 0-0 në ndeshjen e kthimit luajtur sot, kundër Independiente-s, që do të ndeshet me River Plejt ose Racing në çerekfinale.

Në fakt, ndeshja nuk u mbyll normalisht, sepse në minutën e 87-të arbitri dekretoi mbylljen e sfidës për mungesë të masave të sigurisë. Tifozët e Santosit ishin përleshur me policinë që para ndeshjes dhe në fundin e takimit nisën të hidhnin lënë plasëse në fushë.

Gjithçka lidhej me vendimin e Konfederatës së Amerikës së Jugut për t’i dhënë fitoren 3-0 në tavolinë Independiente-s për sfidën e vajtjes, që ishte mbyllur 0-0. Në atë takim Santos aktivizoi mesfushorin uruguaian Karlos Sançez, i cili kishte një pezullim të pashlyer prej 2015, por Santos nuk ishte njoftuar nga Conmebol.

Vendimi për humbje në tavolinë u mor pak orë para ndeshjes së kthimit dhe tërboi drejtuesit e tifozët e Santosit, me presidentin e Santosit që ka paralajmëruar betejë ligjore në CAS në Lozanë, duke bërë thirrje që futbolli brazilian të bashkohet për t’u mbrojtur nga vendimet kontradiktore të qeverisë së futbollit amerikano-jugor.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.