Mançester Junajtid ka mbyllur një sezon të dobët dhe duhet të bëhet gati për kampionatin e ardhshëm. Ole Gunar Solskjaer po pret “dhuratat” nga drejtuesit, pasi pa përforcime atëherë dështimi është sërish i sigurt.
Gjithsesi, për merkaton duhet pritur. Momentalisht janë publikuar fotot e fanellave të reja të Junajtid dhe në setin e fotografive kanë marrë pjesë Pol Pogba dhe David De Gea. Francezi është një nga më të përfolurit për t’u larguar nga “Djajtë e kuq”, ashtu sikurse edhe portieri spanjoll.
Me shumë mundësi është një strategji e klubit dhe e ADIDAS për të “joshur” tifozët, të cilët janë të shumtë me Mançesterin. Vetë ADIDAS, përmes faqes zyrtare të saj në Instagram, ka publikuar fotot e fanellave të reja të Junajtid.
https://www.instagram.com/p/BxhBPGjoFkS/?utm_source=ig_web_copy_link