“Fanatics” rikthehen në stadium për Tiranën

E kishin braktisur prej muajsh, pas marrëveshjes që i lejoi Partizanit të përdorte stadiumin “Selman Stërmasi”, por grupimi ultras “Tirona Fanatics” do të kthehet më në fund në stadium. Me një njoftim në faqen e vet, ky grupim ka lajmëruar se të mërkurën në mbrëmje do të jetë në Elbasan, duke saktësuar se do të shoje aty për të thënë fjalën e vet të fundit.

NJOFTIMI

Tirona ra po kurrë nuk do të jetë vetëm!

Te mërkurën në orën 19:00 ne do të jemi ne Elbason.

Nuk shkojmë as për kupa fallco, e as për autokritikë.

Do të jemi aty për të thënë fjalën tonë te fundit!

Tifogrupi ka siguruar transportin për të gjithë anëtarët.

Detajet për organizimin do të dalin në një njoftim të dytë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *