Fanatics akuzojnë me emra: Punojnë për përfitime personale!

0

Fanatics bojkotuan derbin e kryeqytetit, ndërkohë që së fundmi nuk kanë heshtur. Presidenti Refik Halili ka qenë gjithmonë në shënjestrën e tyre, por tanimë ka edhe të tjerë bashkëfajtorë. Në listën e tyre janë shtuar edhe drejtorët Arbi Laçi e Hektor Como.

“Deklaratat e ish-trajnerit bardheblu Ze Maria, janë pikërisht ato deklarata të cilat TF tashmë ka kohë që i përsërit e ripërsërit. Fajtorët kryesor të gjendjes së mjerueshme ku ndodhet sot Tirona, janë pseudodrejtuesit e pseudoklubit bashkë me pseudopresidentin.

Refik Halili, Hektor Como dhe Arbi Laci janë ata, që së bashku kanë punuar vetëm e vetëm për përfitime personale dhe në dëm të Sport Klubit, e janë ata dashakeqësit e vërtetë të Tirones. Sa më shpejt të largohen të tre, bashkë me pseudo-senatorët që ishin protagonistë në rënien e Klubit aq më mirë do të jetë për të gjithë… Tirona Fanatics i uron fat Ze Marias për karrierën e tij në vazhdim! Suksese Mister”, shkruajnë Fanatics.

Deklaratat e ish-trajnerit bardheblu Ze Maria, janë pikërisht ato deklarata të cilat TF tashmë ka kohë që i përsërit e…

Gepostet von Tirona Fanatics am Dienstag, 4. Dezember 2018

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.