Pas protestës së djeshme para Bashkisë, sot “Tirona Fanatics” ka dalë me një seri kërkesash drejtuar Bashkisë dhe kryebashkiakut Erjon Veliaj. Grupimi ultras kërkon mbledhje urgjente të asamblesë aksionere, largim të Refik Halilit, shtim kapitali dhe mënjanim nga menaxhimi i stadiumit.
Ja kërkesat:
1- Bashkia të marrë përgjegjësinë që i takon si aksionere në minorancë.
2- Të mbledhë menjëherë asamblenë e aksionarëve, ku të diskutohet performanca sportive dhe financiare e KF Tirana. Në këtë mbledhje të kërkojë:
- a) Shkarkimin e menjëhershëm e administratorit te klubit. Emërimin e një administratorit te ri pa lidhje me te vjetrit.
- b) Shtimin e kapitalit nëpërmjet afrimit te aksionerëve të tjerë.
3- Auditimin nga një kompani e huaj dhe e paanshme të financave tv KF Tirana në vitet e fundit.
4- Zotimin se nuk do tv përfshihet më në menaxhimin e aseteve fizike te klubit, siç u bë ne janar me detyrimin për lejimin e skuadrave të tjera te luajnë në Selman Stërmasi.
Nëse këto kërkesa nuk merren parasysh do të konsideroheni bashkëfajtorë në masë të barabartë për aktin më të turpshëm ndaj vlerave sportive dhe kulturore të qytetit.