Falenderime për të gjithë, Alidema gati për aventurën kroate

Një prej talenteve më të mëdhenj të futbollit shqiptar ka nisur rrugëtimin e tij në arenën evropiane. Festim Alidema është futbollisti më i ri i Slaven Belupo. Sulmuesi dardan ka mbyllur aventurën e tij me klubin e Llapit.

21-vjeçari do të firmosë kontratë dyvjeçare me opsionin për ta zgjatur bashkëpunimin edhe për dy sezone të tjerë në varësi të nivelit të tij.

Me skuadrën kosovare ai ishte një nga më të mirët, duke luajtur 30 takime dhe shënuar 12 herë. Cilësia e tij dhe golat e shumtë ishin “çertifikata” për të bërë hapin e madh në karrierë.

Pas zyrtarizimit me klubin kroat, Alidema postoi një foto në “Facebook” ku falenderoi të gjithë ata, të cilët i dhanë një dorë në arritjen e këtij suksesi.

E Falenderoj Zotin qe ma dha këtë mundësi të luaj në Europë. Faleminderit familjes që më kanë motivuar dhe më kanë dhënë vullnet të madh. Ju dua shumë dhe të gjithë ata që më kan perkrah dhe që vazhdojnë me më perkrah gjithmonë dua t’i falenderoj: agjencinë Soçer 11 (Adrian Alia , Arber Abilaliaj , Genc Hyseni etj).
Po ashtu dua ti falenderoj të gjithë trajnerët, pa të cilët nuk do isha këtu ku jam (Tahir Batatina, Bylbyl Sokoli, Bekim Isufi , Bekim Shotani , Xhengiz Redjepi). Dua t’i falenderoj të gjithë bashkëlojtaret. Faleminderit shumë, ju dua të gjithëve”, shkruan talenti Kosovar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online