FA CUP: Çerekfinale speciale për Celinën, shorti përcakton cciftet

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Çelsi doli jashtë FA CUP, ndërkohë që në fazën çerekfinale kanë kaluar Mançester Siti dhe Mançester Junajtid. Pikërisht këta janë klubet favorite, që mbrëmjen e djeshme kanë mësuar edhe kundërshtarët në raundin tjetër.

Kështu, Siti i Guardiolës do të përballet me Suonsin. Këta të fundit garojnë në Championship, ndërkohë që do të jetë një takim i veçantë për sulmuesin Bersant Celina. Ky i fundit është nën kontratë me skuadrën e Sitit, por luan si i huazuar te Suonsi.

Junajtid do të ketë një takim interesant me Ulvërhempton, kurse dy përballjet e tjera janë Uotford-Kristal Palas dhe Miluoll-Brajton. Këto takime do të zhvillohen të shpërndara në tre ditë, në periudhën 15-18 mars.

FA CUP – FAZA ÇEREKFINALE (15-18 mars)
Suansi-Mançester Siti
Uotford-Kristal Palas
Ulverhempton-Mançester Junajtd
Miluoll-Brajton

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *