Evra kërcënon shokun e tij: Kujdes kur të takohemi, do të kap me shpulla!

Patrik Evra ishtë një futbollist shumë i mirë ne fushën e blertë, ndërsa sot është një personazh interesant në rrjetet sociale. 37-vjeçari ka luajtur për 8 sezone me Mançester Junajtid dhe nuk mund të mos kënaqej në kualifikimin e pabesueshëm të djemve të Soskjaerit përballë PSG në Champions.

Evra ishte në shoqërinë e Pol Pogba në tribunë. Të dy po festonin me shprehjen “Këtu është Mançester”, duke ironizuar me shprehjen e vendasve “Këtu është Paris”. Diçka e tillë nuk është pritur mirë nga mediat franceze, ndërsa nuk ka munguar as komenti i Zherom Roten. Ky i fundit ka qenë shok ekipi me Evra te Monako.

Patrik Evra xhiron një video të tillë në skenën presidenciale të PSG, përpara mbështetësve të ekipit dhe aksionerëve të klubit. Kë mendon se po respekton? Shko festo në dhomat e zhveshjes. Respektoji njerëzit, mos fluturo nga gëzimi përpara atyre që paguajnë biletë për të ndjekur këto lloj ndeshjesh”, komentonte ish-anësori ofensiv. Menjëherë ka ardhur replika e Patrik Evra, i cili ka kërcënuar ish-shokun e skuadrës.

Më kanë thënë që Roten ka folur keq për mua. Herën tjetër që do të shoh, si shpërblim, do të fus një shpullë fytyrës. Ky nuk është një kërcënim kot. Ti e do që do të takohemi përsëri… Mbaj mend kur ‘L’Equipe’ të vendoste notën 5, ndërkohë që të tjerët merrnin notën 7. Ti ishe i fiksuar pas këtyre gjërave, merrje gazetarin në telefon për ta pyetur se pse nuk të kishte vendosur edhe ty notën 7. Boll me gënjeshtra, shk……. Ki kujdes, sepse do të kryqëzohemi përsëri në rrugë. Media? Kujtojnë se jam një armik i këtij sporti, vetëm pse bëra tifozllëk kundër PSG. Protesta e jelekverdhëve? Faji im. Eliminimi i PSG? Faji im. Shtypi është shumë i përqendruar te festimi im, por nuk më plas fare”, përfundon Patrik Evra.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online