Shorti për kualifikueset në “Euro 2020” hidhet më 2 dhjetor dhe Shqipëria këtë herë renditet në vazon e katërt. Një rënie për kuqezinjtë, që para kualifikueseve për në “Rusi 2018” ishin në vazon e tretë. Gjithsesi, po të rikthehemi pas në kohë, para kualifikueseve të “Francë 2016” renditeshim në vazon e pestë.
Kosova, pavarësisht rezultateve pozitive, pozicionohet në vazon e pestë. Mund të ketë një përballje mes vëllezërish, por jo Kosovë-Serbi, apo Kosovë-Bosnje Hercegovinë. Gjithashtu nuk lejohen as Spanjë-Gjibraltar, Azerbajxhan-Armeni dhe Ukrainë-Rusi (këto dy çifte janë një vazo dhe nuk ka shanse të përballen gjithsesi).
Grupet kualifikuese do të jenë dhjetë dhe dy të parat në grupe kualifikohen direkt në “Euro 2020”. Katër ekipet e tjera pjesëmarrëse e sigurojnë kualifikimin përmes Nations League. Është e përcaktuar qartë se katër ekipet e renditura të parat në Ligën A, do të kenë grupe me nga pesë ekipe. Konkretisht Zvicra, Portugalia, Holanda dhe Anglia do të jenë në grupe me pesë skuadra. Gjashtë grupet e tjera do të jenë me 6 skuadra.
VAZO 1: Anglia, Portugalia, Holanda, Zvicra, Spanja, Belgjika, Italia, Kroacia, Franca, Polonia.
VAZO 2: Gjermania, Bosnja Hercegovina, Çekia, Danimarka, Islanda, Rusia, Suedia, Ukraina, Uellsi, Austria.
VAZO 3: Finlanda, Irlanda e Veriut, Norvegjia, Irlanda, Serbia, Sllovakia, Turqia, Bullgaria, Izraeli, Skocia.
VAZO 4: Shqipëria, Qipro, Estoni, Gjeorgji, Greqi, Lituani, Mali i Zi, Estoni, Hungari, Rumani.
VAZO 5: Armeni, Azerbajxhan, Bjellorusi, Gjilbraltar, Kazakistan, Kosovo, Luksemburg, Maqedoni, Moldavi, Ishujt Faroe.
VAZO 6: Andora, Letonia, Lihtenshtejni, San Marino dhe Malta.