Futbollisti i Kukësit, Valon Ethemi, luajti për 90 minuta në ndeshjen e sotme kundër Partizanit. 21-vjeçari foli pas përfundimit të takimit për emisionin “Gol pas Goli” në “SuperSport”, ku deklaroi se skuadra i ka të gjitha shanset për të dalë kampion.
POZICIONI – “Si sulmues krahu jam më afër portës me këtë modul, më afër sulmuesit kryesor dhe është më e lehtë. Do vijojmë që të mësojmë dhe të përmirësohemi çdo ditë e më shumë, e të dëgjojmë profesorin në çdo seancë stërvitore.”
KLASIFIKIMI – “Kemi një atmosferë të mirë. Kemi marrë 3 fitore dhe sot morëm barazim ndaj Partizanit të vendit të parë. Është herët për të folur për titullin. Ka edhe ekipe të tjera. 5 pikë nuk janë shumë dhe janë ende shumë ndeshje për të luajtur. Jemi brenda objektivave. Nuk mund të flasim për të ardhmen. Duhet të punojmë dhe t’ia lëmë fushës e kohës”.
OBJEKTIVI – “I kemi cilësitë dhe të gjitha në dispozicion. Me pak përkushtim duhet të përmirësojmë finalizimin dhe do jemi ok. I kemi shanset për të qenë për kampion.”