Esin Hakaj qetëson Shkëmbin, sytë nga Kallaku

Teuta zhvilloi një ndeshje miqësore me Skënderbeun dhe barazoi pa gola. Në takimet e e deritanishme durrsakët nuk kanë humbur asnjë takim, ndërkohë që me korçarët nga minuta e parë e lojës u pa edhe shkodrani Esin Hakaj. Lojtari i linjës së majtë ka pasur probleme me muskujt e barkut sërish me përfundimin e kampionatit, por duket se tanimë është gati.

Kur ka mbetur edhe një muaj për të nisur kampionati, ky është një lajm i mirë për Teutën. Hakaj është një nga lojtarët kryesorë të ekipit, ndërkohë që alternativë për të është Edison Ndreca, i cili është marrë nga Besëlidhja këtë verë.

Shqetësimi kryesor për momentin është mesfushori Sherif Kallaku. I marrë nga Laçi, fushë-krujasi i Shpresave, ka probleme me muskujt e barkut dhe ende nuk është bashkuar me grupin të stërvitet normalisht, çka e lë prapa atë me pjesën tjetër të ekipit.

Stafi teknik shpreson që Kallaku ta lërë sa më shpejt pas dëmtimin e pësuar, pasi bëhet fjalë për një lojtar me cilësi dhe që mund t’i japë goxha Teutën këtë sezon dhe në të ardhmen. Mesfushori është një element me perspektivë dhe që i ka të gjitha mundësitë që ta vijojë karrierën edhe jashtë vendit në të ardhmen. Pas Laçit, Teuta është “trampolina” e tij për më lart.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online