Është lojtari i momentit te Frosinone me Marvin Cunin, Alban Bushi futet për të bindur Ibrahimovicin shqiptar që të kalojë te Shqipëria

Arijon Ibrahimovic është lojtari i momentit të Frosinone, së bashku me Marvin Cunin. Sulmuesi 17-vjeçar arriti që të shënonte edhe në përballjen e Serisë A kundër Empolit. Më herët Ibrahimovic ka luajtur për moshat e Gjermanisë, por ka të drejtën për t’u aktivizuar edhe me Kosovën.

Ndërkohë gazetari në Kosovë, Ylber Kelmendi, bën të ditur se Alban Bushi po e bind Arijon Ibrahimovic që të zgjedh Shqipërinë dhe të jetë pjesë e U-21, për të dhënë kontributin për disa ndeshje me Shpresat dhe më pas që të kalojë në Kombëtaren A. Për momentin nuk bëhet e ditur ende përgjigja e 17-vjeçarit, megjithëse edhe Marvin Cuni mund të ndikojë pozitivisht pasi ky futbollist debutoi me Shqipërinë në miqësoren e fundit kundër Bullgarisë. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online