“Bravo i qoftë Silvinjos”! Fakaj “duartroket” trajnerin brazilian: Bëri atë që Reja nuk mundi dot, edhe dy…BINGO

Fakaj ishte i ftuar në “Soccer Talk Podcast” që moderohet nga trajneri i njohur shqiptar, Skënder Gega. Në kujtimes e së shkuarës dhe duke prekur temat aktuale në futbollin shqiptar, Fakaj është ndalur edhe te Kombëtarja e Silvinjos, duke duartrokitur arritjet e brazilianit.

“Që ditën e parë erdhi me modesti dhe thjeshtësi. Tha se do të jetonte në Shqipëri, se do të ndiente ambientin dhe aromën e futbollit në vendin tonë. Ndërroi skemën, Reja luante me 3-5-2 e famshëm, që sa herë kishim thënë se nuk ishte i duhuri për Kombëtaren. Në kohën e Rejës futej Hysaj në krahun e majtë, për Asllanin thuhej se nuk ishte gati akoma.

Tani po luajnë të gjithë në vendet e tyre, kjo tregon shumë. Gjithashtu Silvinjo bëri bingo me dy gjetje, Asani dhe Mitaj, janë fantastik. Gjëja më kryesore, krijoi klimën, si lojtarët e stolit dhe ata në fushë, janë të kënaqur, kjo është baza në një Kombëtare. Kur i thua kështu me gojë, duken kaq normale, por problemi është se as Reja dhe as Panuci nuk mundën dot t’i bënin”, tha Fakaj. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online