“E kemi kontaktuar, Shqipëria i thërret të gjithë”! Alban Bushi flet për 17-vjeçarin e Serisë A: Ndoshta pret Gjermaninë…

Arijon Ibrahimovic është 17-vjeçari që po shkëlqen me Frosinonen në Serinë A. Shqipëria U-21 i ka bërë ftesë, por për momentin lojtari ka refuzuar. Këtë e ka pranuar edhe Alban Bushi në konferencën për shtyp.

“Po, ne thërrasim çdo lojtar shqiptar, edhe Arijonin. Nuk u ftua se ndoshta pret Gjermaninë apo diçka tjetër, nuk donte të vinte tani. Shqipëria dhe Kosova janë një, është luksi i lojtarëve që mund të zgjedhin dy ekipe. Ne na bëhet qefi kur Kosova ecën mirë dhe e kundërta”, tha Bushi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online