Nedim Bajrami po kalon një sezon mjaft pozitiv në Itali, ku këtë sezon është ktheyr një nga lojtarët kyç për skuadrën e Empolit. Idetë dhe saktësia e tij në mesfushë i ka dhënë një ndihmë të madhe ekipit italian, që deri më tani mban vendin e parë në kampionat. Një vlerësim për futbollistin shqiptar ka ardhur edhe nga vetë faqja zyrtare e Serie B. Bajrami shpallet lojtari më i mirë i javës që lamë pas.
“Në fund të ditës së 34 të ndeshjes së SerieBKT 2020/21, lojtari që ra më shumë në sy ishte Nedim Bajrami. Talenti me numrin 11 të Toskanëve shkëlqen shumë në fitoren e Empolit në Brescia. Çfarë notë i jepni performancës së tij?”, shkruhet në postimin e faqes zyrtare të Serie B./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
?? Al termine della 34^ giornata della #SerieBKT 2020/21 il giocatore ad essersi messo più in evidenza è Nedim #Bajrami.
?
? Il talento del numero 11 dei toscani brilla fortissimo nella vittoria dell'@EmpoliCalcio sul Brescia.Che voto dai alla sua prestazione? pic.twitter.com/Ph5PrLQAPI
— Lega B (@Lega_B) April 20, 2021