“Na duhen histori si Atalanta”, thumbimi i Ceferin: Ku ishte Juve 15 vite më parë? Me sa di ishin në Serinë B

Ideja e krijimit të Superligës Europiane tronditi themelet e futbollit. Tifozët, ligat përkatëse dhe vetë UEFA nuk e ndalën rezistencën e tyre deri sa panë klubet që një e nga një të nisnin braktisjen e këtij projekti pa nisur ende. Presidenti i qeverisë europiane të futbollit ka qenë mjaft aktiv me reagimet e tij kundër këtij plani, ndërsa në një intervistë të dhënë shpjegon arsyen përse nuk duhet të hiqet dorë nga modeli aktual i ndërtimit të futbollit. Ceferin është i mendimit se këtij sporit i duhet histori si Atalanta, ndërsa thekson se futbolli ndryshon dhe ekipet e mëdha nuk kanë qenë përherë në majat e lavdisë së tyre, por kanë pësuar edhe momente dobësie, si në rastin e Juventusit apo Manchester United.

“Futbolli ndryshon, na duhen histori si Atalanta. Ku ishte Manchester United para se të vinte Sir Alex Ferguson? Dhe ku ishte Juventusi 15 vite më parë? Me sa e di ai ishte në Serie B. Futbolli ndryshon, futbolli nuk i përket askujt. Ose më saktë, i përket të gjithëve, sepse futbolli është pjesë e trashëgimisë sonë. Duhet respekt për historinë, për traditat dhe për të gjitha klubet. Futbolli është dinamik dhe i paparashikueshëm. Kjo e bën atë kaq të bukur. Na duhen Atalanta, Celtic, Rangers, Dinamo Zagreb dhe Galatasaray. Ne kemi nevojë për këto klube, sepse njerëzit duhet ta dinë që të gjithë mund të ëndërrojnë. Ne duhet ta mbajmë gjallë ëndrrën”, ka thënë Aleksander Ceferin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online