Sheh veten të veshur me fanellën e Juventus pas 5 muajsh, Xhakomo Vrioni kthehet me bardhezinjtë

Xhakomo Vrioni ka lënë pas dëmtimin e gjatë që pësoi në 25 nëntorin e vitit 2020 gjatë ndeshjes mes Juventusit U-23 dhe Grosetos. Problemi mbërriti në momentin më të mirë të sulmuesit shqiptar pasi trajneri Pirlo po i krijonte gjithmonë e më tepër hapësira në ekipin e parë.

Së fundmi talenti i Shqipërisë është shfaqur në ndeshjen që Juventusi U-23 humbi në shifrat 2-1 kundër Renates. Vrioni qëndroi në stol për 90 minutat dhe kërkon pak kohë në mënyrë që të rikthehet në formën ideale. Por ky ishte rikthimi i tij pas 5 muajsh dhe është njëkohësisht sinjal pozitiv për trajnerin Reja që mund ta përfshijë në ndeshjet e ardhshme të Kombëtares. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online