Erdhi me bujë te Tirana, largimi një hap larg për sulmuesin

Tirana pritet të ndërpresë bashkëpunimin me disa prej lojtarëve të afruar në merkaton e verës. Është vetëm çështje kohe që të vijë zyrtarizimi i largimit të portierit Shpëtim Moçka, ndërkohë që të paktën edhe dy lojtarë të tjerë do e pasojnë.

Sedat Berisha është më i përfoluri. Mbrojtësi qendror u mor në verë nga Vllaznia, por me Tiranën nuk gjeti dot veten. Ndeshjet e fundit ai nuk është preferuar as në stol. Ndaj edhe “divorci” është zgjedhja më e mirë për të dyja palët.

Më bujë nga Vardari në verë u mor edhe Dejan Blazhevski, i cili e nis mirë sezonin dhe shënoi tre gola. Një dëmtim e ndali sulmuesin dhe më pas gjërat nuk shkuan si duhet. Pas rikuperimit trajneri Ardian Mema nuk e ka preferuar.

Referuar edhe situatës së krijuar, largimi i Blazhevskit mbetet vetëm për t’u formalizuar nga Tirana. Madje, kolegët tanë të “Infosport.mk” zbulojnë se për sulmuesin interesohen Shkupi dhe Rabotniçki.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *