Maks Alegri do të ulet për herë të fundit në stolin e Juventusit nesër kundër Sampdorias. Ai është shfaqur me një pamje ndryshe në konferencën për shtyp.
Shkurt ka folur trajneri, i cili ka bërë të njohur formacionin dhe është ndarë me një mirupafshim dhe batuta me gazetarët e pranishëm në sallë.
“Me disa prej jush do shihemi nesër në ndeshje, ndërsa me të tjerët do shihemi në ekrane të tjera. Po ju tregoj formacionin dhe s’na mbetet veçse të përshëndetemi. Nesër do të luajnë Pinsoljo në portë, Kaseres, Rugani, Kielini, De Shiljo, Kuadrado, Emre Çan, Bentakur, Pereira, Dibala dhe Kin. Ronaldo nuk do të luajë, do të qëndrojë pushim për ndeshjet e kombëtares.
Le të zhvillojmë një ndeshje të bukur dhe ta mbyllim ashtu siç duhet kundër një ekipi, që ka zhvilluar një kampionat të bukur. Mos t’i heqim meritat Xhampaolos për punën e madhe që ka bërë. Më pas të turremi drejt plazhit dhe të marrim pak diell”, përfundoi Maks Alegri.