Ende në garë për kualifikim, një Kombëtare vendos të tërhiqet nga eliminatoret e Botërorit 2022

Një vendim i papritur është ai që ka ndërmarrë Koreja e Veriut. Kombëtarja aziatike ka shprehur vullnetin për t’u tërhequr nga kualifikueset e Botërorit Katar 2022. Mësohet se Federata e Futbollit të Koresë së Veriut i ka bërë të ditur vendimin Federatës së Futbollit të Azisë për të mos luajtur 3 ndeshjet e mbetura në grupin H.

Shkak për këtë është bërë situata me pandeminë Covid-19 dhe në Kore i druhen përhapjes së virusit famëkeq. Megjithatë qeveria e futbollit aziatik i ka kërkuar të shqyrtojnë edhe një herë këtë vendim të marrë. Koreja e Veriut renditet e 4-ta në grup, por ka ende shanse për kualifikim në fazën e fundit të këtyre kualifikueseve, teksa renditet me pikë të barabarta me Korenë e Veriut dhe Lebanonin, si dhe numëron vetëm 1 pikë më pak se Turkmenistani i vendit të parë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online