Emri i ri për sulmin e Napolit është Vilfrid Zaha. Daily Mail raporton se klubi italian po përgatit një ofertë prej 65 milionë eurosh për sulmuesin e Kristal Palas.
27-vjeçari (i mbush në nëntor) nga Bregu i Fildishtë mbylli një sezon shumë pozitiv me ekipin anglez, duke regjistruar 10 gola të shënuar dhe po kaq asiste të dhuruara për shokët e skuadrës.
Zaha, i cili aktivizohet në qendër edhe në krahët e sulmit, dëshiron të provojë një aventurë të re jashtë Premier Ligës dhe të luajë në Champions Ligë. Napoli plotëson çdo kusht dhe marrëveshja mund të vijë shumë shpejt.
Arritja e marrëveshjes do të ishte çlirim edhe për presidentin De Laurentis, i cili pa t’i ikë nga dora në momentet e fundit Nikolas Pepe dhe Hames Rodrigez.