Emre Xhan u afrua në ekipin e Juventusit në fillim të këtij sezoni, teksa la Liverpulin pas përfundimit të kontratës. Turko-gjermani ishte një goditje e madhe e bardhezinjve, ku mesfushori nuk i kushtoi asgjë arkave të “zonjës së vjetër”, duke u afruar me parametra zero.
Xhan pati një dëmtim, por tashmë është rikthyer dhe ka nisur të luaje. Së fundmi, 25-vjeçari ka folur për “Sky sport Italia”, ku ka treguar se e pret me padurim një sukses në Champions League. Gjithashtu, turko-gjermani, ka folur dhe në lidhje me Kristiano Ronaldon.
PËRBALLJA ME ATLETIKON – “Do të jetë shumë e vështirë ndaj Atletikos, që jan një ndër ekipet më të vështira që mund të përballeshim. Janë një ekip i fortë, që mbrohen shumë mirë dhe është e vështirë të luhet kundër tyre. Gjithsesi, ne jemi Juventus, duhet të besojmë në vetvete dhe të mundohemi të fitojmë.”
SERIE A DHE CHAMPIONSI – “Kam dëgjuar që jemi kampion të Italisë që tani. Juvetusi ka mundësinë të fitojë Serie A për të tetin vit radhazi, por do të jetë e vështirë, pasi asgjë nuk ka përfunduar. Ka dhe shumë punë për të bërë. Kampionati është objektivi ynë primar, por gjithashtu edhe Championsi. Tifozët tanë thonë që duhet të fitojmë Championsin. Tifozët e presin me padurim diçka të tillë. Sigurisht, edhe ne po presim me padurim.”
RONALDO – “Është diçka fantastike të luash me Ronaldon, çdokush do kishte dëshirë ta kishte në ekip. Është një kampion i vërtetë. Gjithnjë qëndron në dispozicion dhe mëson shumë prej tij. Ai e ndez të gjithë ekipin”.