Emini drejt Shkëndijës? Sulmuesi mohon gjithçka

Tetovari mund të rikthehet në Maqedoni pas kupave të Europës. Sulmuesi nuk pohon bisedimet dhe është gati që të rinovojë me Kukësin

Izair Emini është një nga lojtarët që ka bërë mjaft mirë për një sezon e gjysmë me fanellën e Kukësit, teksa në kampionat ka arritur që të shënojë 18 gola në 48 ndeshje. Gjithsesi, tetovari mund të jetë një nga largimet më të mëdha të Kukësit, pas ndeshjeve ndërkombëtare. Siç bëhet e ditur nga “Supersport”, sulmuesi preferohet nga trajneri i Shkëndijës, Qatip Osmani, i cili dëshiron që ta ketë nën urdhrat e tij. Në repartin e sulmit Kukësi ka në dispozicion kroatin Pejiç, tetovarin Emini dhe shkodranin Guri. Prej ditësh dihet që Kukësi është në kërkim të një sulmuesi me kualitet, që të shtonte konkurrencën, por nëse do të ndodhte që Eminin të largohej, atëherë verilindorët do duhej t’i bënin llogaritë përsëri nga fillimi. Një transferim tek Shkëndija dot ishte një rikthim në vendlindje, por dhe tek një skuadër që e njeh mirë, pasi është aktivizuar me kuqezinjtë nga viti 2010 deri në 2013-ën.  

EMINI – Lojtari është i fokusuar totalisht në përgatitjet me skuadrën, pasi përpara janë dy ndeshjet e turit të dytët të Champions League-s, ku përqendrimi duhet të jetë maksimalisht. I kontaktuar nga “Sport Ekspres”, Emini ka mohuar që të ketë arritur një marrëveshje, qoftë dhe verbale me Shkëndijën, ku është aktivizuar dhe më parë. Eminin thekson se në Kukës ka kaluar mirë dhe do i pëlqente që bashkëpunimi të vazhdonte nëse Kukësi do t’i ofronte rinovimin: “Jam i habitur nga ky lajm. Nëse Kukësi do të më ofrojë rinovimin, unë do të isha i gatshëm të vazhdoja bashkëpunimin. Shkëndija nuk më ka kontaktuar”. 32-vjeçarit i përfundon kontrata pas ndeshjeve të Europës, megjithatë e ardhmja e tij tashmë mbetet për tu përcaktuar. Me Kukësin Emini arriti që të fitonte Kupën, Superkupën dhe titullin kampion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *