Zllatan Ibrahimoviç nuk është vetëm një sulmues fenomenal, por gjiganti suedez është i famshëm dhe për karakterin e tij, që i ka mundësuar të jetë lider dhe një personazh karizmatik, kudo që ka luajtur.
Urbi Emanuelson, i cili është aktivizuar për një periudhë tek ekipi i Milanit, zbulon një detaj interesant të ndodhur mes dy “të fortëve”, si Ibrahimoviç dhe Xhenaro Gatuzo për “Voetbal Internation”. I pari luan me Los Anxhelos Galaksi në Amerikë, ndërsa i dyti është trajneri i Milanit.
“Ibrahimoviç ishte arrogant, por është pjesë e karakterit të tij. Në karrierën time nuk kam patur kurrë një shok skuadre me një personalitet të tillë.
Mbaj mend njëherë, kur Ibrahimoviç mori Gatuzon dhe, pavarësisht se Xhenaro ishte i fortë fizikisht, arriti ta hidhte në koshin e plehrave”, përfundon Urbi Emanuelson, i cili aktivizohet në Holandë me ekipin e Utrehtit.