Elseid Hysaj mbetet në dorë të shitjeve, Sarri i shqetësuar kërkon siguri nga Lotito

Çështja Mesi ka nisur të shqetësojë edhe Sarrin, që gjendet në një situatë të ngjashme si Barcelona, e cila mund të mos regjistrojë dot blerjet e reja. Indeksi i likuiditetit ka bllokuar blerjet e reja të Lacios, e cila nuk mund ti përdorë pa shitur lojtarë që ka në përbërje. Hysaj së bashku me Felipe Anderson, Kamenoviç, Romero dhe Radu janë në dorë të shitjeve në mënyrë që të zyrtarizohen në klubin bardhekaltër.

Kjo situatë ka shqetësuar Sarrin, duke ditur se kampionati nis në datën 21 gusht dhe tekniku italian kërkon siguri se do të ketë në dispozicion edhe blerjet e reja. Sipas “Corriere dello Sport“, ish-trajner i Juventusit ka kominukuar përmes telefonit me Lotiton, i cili ka premtuar se gjithçka do të jetë sistemuar deri në fillimin e Serie A. Tashmë mbetet që Tare të punojë fort për të siguruar shitjet e nevojshme në mënyrë që Lacio të ketë mundësinë të regjistrojë blerjet e kësaj merkatoje për sezonin e ardhshëm./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online